EKSPLORO TIRANEN
Kalaja e Tiranës
Kjo kala ndodhet në qendrën historike të qytetit të Tiranës, në një nga zonat më të frekuentuara të tij. Koha e ndërtimit të kalasë mendohet të jetë në harkun kohor ndërmjet vitit 1633, dhe gjysmës së dytë të shek. XVIII. Kalaja u integrua shumë shpejt me rritjen e qytetit, i cili filloi të zgjerohej si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, tregëtisë, etj.
Në vitin 1798 ra në duart e familjes Toptani nga Kruja. Në vitin 1817 Bushatllinjtë e Shkodrës, të cilët ishin në luftë të vazhdueshme me Toptanët, rrethuan kalanë për një përiudhë të gjatë kohe, duke shkatërruar përfundimisht një pjesë të qytetit dhe muret e tij. Nga muret rrethuese të kalasë së dikurshme sot mund të shikojmë vetëm një pjesë te murit verilindor.
Kalaja funksionoi deri në vitin 1832, e cila më pas u shkatërrua nga Mehmet Rushit Pasha. Brenda mureve të Kalasë së Tiranës është krijuar së fundmi një zonë e re pedonale, e shndërruar në një hapësirë rekreative për kryeqytetin. Kjo zonë shërben si një mjedis ku promovohen artizanët dhe traditat lokale, kulinaria dhe arti i Tiranës.
Larmishmëria e Restoranteve në Kalanë e Tiranës ju bën kurioz të provoni si larmishmërinë e pjatave ashtu edhe atë të shije.Në Kalanë e Tiranës do të gjeni disa Bar-e ku ju mund të konsumoni diçka dhe të shijoni pamjen dhe ambjentin që ju rrethon.Kalaja e Tiranës ju ofron një mori zgjedhjesh, dhe gjëndet në zemër të Tiranës.