EKSPLORO TIRANEN

Kopshti Zoologjik

Zoo Park Tirana 2022, një hapësirë e transformuar dhe e përkryer për argëtimin e fëmijëve, është rikonceptuar si një mjedis i përshtatshëm për kafshët, si dhe me hapësira çlodhëse e parking nëntokësor për vizitorët. Një hapësirë e veçantë në Zoo Park i është dedikuar klasave didaktike. Këto mjedise do të mirëpresin nxënës dhe studentë duke u ofruar mundësi për të eksploruar botën e larmishme të kafshëve.


zip2

Gjendet në zonën e gjelbër të Tiranës, në krah të Kopshtit Botanik dhe bashkë me Parkun e Madh bëjnë kurorën e gjelbër të qytetit. Fillimisht është ndërtuar galeria qendrore, ku gjatë viteve janë ekspozuar kafshë mesdhetare si: rrëqebulli, ujku, dhelpra, sorkadhja, shqarthi, qelbësi, ketri, kaprolli, etj; dhe shpendët si: shqiponja, pelikani, qyqja, huta, skifteri, bufi, lejleku, thëllënxa, shkurtëza, fazani, korbi, etj.

Pas viteve 1990, lindi nevoja e rikonceptimit dhe e transformimit të kësaj hapësire me shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët. Zoo Parku u pasurua me kafshë të egra ekzotike, fermën shqiptare si dhe me mjedise rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, këndet e lojërave për fëmijë, por dhe mjediset edukative për studentët dhe nxënësit.

bovilla4
liqeni13

Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat gjithë ditën, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për vizitorët. Krahas këtyre, në kopësht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.