EKSPLORO TIRANEN

Pazari i Ri

Pazari i Ri mori jetë në vitin 1931 dhe në vitet që pasuan njohu vetëm rritje dhe zhvillim. Pazari i Ri mbeti për shumë kohë qendra e vetme, e madhe e tregtisë së mishit, peshkut, perimeve e frutave në Tiranë. Ky pazar ndodhet në atë zonë të Tiranës, që së bashku me lagjen e Mujos përfaqëson një nga zonat më të vjetra të qytetit.


zip2

Pazari i Ri ndodhet në Sheshin Avni Rustemi, 8 minuta larg qendrës së Tiranës dhe është kthyer në atraksionin më të frekuentuara të qytetit. Edhe sot Pazari i Ri vazhdon të mbetet një nga tregjet më të mëdhenj për tregtimin e mishit, peshkut, perimeve e frutave në kryeqytet.

Pazari i Ri është një hapësirë që funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh është tek tregtimi i produkteve dhe pasdite tek çështjet e kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe zhvillimin e aktiviteteve artistike - kulturore si festa, panaire, etj.

bovilla4
liqeni13

Pazari i Ri nuk shërben vetëm si një markat ushqimore, ku sigurisht që mund të gjesh perime të freskëta, fruta të freskëta, mish dhe produkte të tjera, por edhe si një zonë ku njerëzit mund të kalojnë kohën e të argëtohen me familjet e tyre ose miqtë. Gjatë fundjavave këtu janë organizuar aktivitete të ndryshe.