EKSPLORO TIRANEN
Liqeni i Bovillës
Liqeni i Bovillës ose Ujëmbledhësi i Bovillës është një rezervuar 4.6 km2 në Shqipëri, përafërsisht 9 miles (14 km) në verilindje të Tiranës dhe në juglindje të Krujës, në Parkun Kombëtar të Dajtit. Ai siguron shumicën e ujit të pijshëm për Tiranën.
Zona përreth Bovillës ka një bukuri mahnitëse me ujëvarën e Bovillës, grykën e Bovillës dhe shkëmbinjtë përreth. Shumë agjenci dhe operatorë turistikë e shfrytëzojnë këtë reliev për kacavjerrje dhe ngjitje në shkëmbinj. Në itineraret e tyre marrin pjesë përveç të rinjve edhe mjaft turistë të apasionuar pas natyrës dhe aventurës.
Liqeni i Bovillës gjendet rreth 15 km në verilindje të qytetit të Tiranës. Ai u formua rreth 15 vjet më parë në pjesën e sipërme të lumit të Tërkuzës, të vendosur midis dy vargmaleve, Krujë - Dajt dhe Skënderbe - Mali me Gropa, hapësirë e shtrirë në zonat e Krujës dhe Tiranës. Liqeni kufizohet në perëndim me malin e Gamtit (1.267 m) dhe Brarit (1.214 m) si dhe nga mali i Dajtit (1.613) në juglindje.
Bukuritë natyrore të natyrës janë të shumta në Shqipëri. Pamjet përrallore të këtij shteti po tërheqin vizitorë të shumtë nga e gjithë bota Një nga vendet më të bukura të shtetit shqiptar, është Liqeni i Bovillës, i cili të mahnit me peizazhin që ofron për turistët