EKSPLORO TIRANEN

Mali i Dajtit

Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra. Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit.


zip2

Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në Tiranë. Duhen 20 minuta me makinë ose autobus nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut. Më pas ju merrni Teleferikun për të përjetuar një aventure të mrekullueshme. Një udhëtim mbresëlënës dhe i këndshëm që ia vlen për pamjen që të ofron.

Është një vend perfekt për t'u relaksuar dhe për të thithur ajër të pastër dhe larg zhurmave të Tiranës. Ju mund të shkoni në restorante, të shijoni ushqimin e shijshëm, ose të qëndroni në park të bëni një piknik me miqtë apo familjarët. Ky park është atraktiv gjatë gjithë stinëve, por kryesisht në verë, për freskine qe ofron dhe në dimër kur Mali mbulohet nga bora.

bovilla4
liqeni13

Mali i dajtit eshtë cilesuar si mushkria e Tiranës. Siper ne maje mund te shikosh te gjithe Tiranen. Përfundimisht Mali i Dajtit është një nga destinacionet më të mira për të vizituar ndërsa jeni në Tiranë.